Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin në burg për Fredi Belerin


Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës.

Vendimi u dha sot në dhomën e këshillimit nga gjyqtari Sander Simoni.

Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit.

Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim.