Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën


Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm, Redjan Rrajën, ndërsa me 35 vite burg, Arjol Halilajn, për përfshirjen në atentatin ndaj ish prokurorit, Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi.

GJKKO pranoi kështu pretencën e SPAK edhe për Rrajën edhe për Halilajn, i cili sipas Prokurorisë se Posaçme, ka patur vetëm rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në 1 nëntor të vitit 2019, SPAK ka mundur të siguroje prova për autorët e atentatit dhe për urdhëruesit, ku për këta të fundit është ndarë një tjetër dosje e cila po hetohet më vete. Dy të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në seancë ku mbroheshin nga avokatët.