Një 20-vjeçar ka humbur jetën në Velipojë.
I riu është ndjerë keq sapo ëshë futur në ujë dhe është nxjerrë në breg nga familjarët e roja bregdetare.
Edhe pse i është dhënë ndihma e parë, ai ka humbur jetën. Dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiak.
Njoftimi
“Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.”