Largimi nga Bashkimi Evropian së shpejti mund të bëhet ‘një alternativë e vërtetë’ për Hungarinë, pohoi ish-Guvernatori i Bankës Kombëtare të Hungarisë në një intervistë televizive të dielën.
Duke folur në rrjetin ATV të Hungarisë, Andras Simor tha se ndërsa një largim i stilit të Brexit nga blloku është një skenar i pamundur, ‘është një i mundshëm’.
“Është e mundshme,” shpjegoi ai.
“Nëse ishte 10% vitin e kaluar, deri tani është rritur në 20%, në 30%.
Duke përmendur normën në rritje të inflacionit të vendit dhe mbajtjen e fondeve prej 30 miliardë dollarësh nga BE-ja për Budapestin, Simor deklaroi se ai ‘ka frikë se qeveria e Hungarisë do e manovrojë vendin në një situatë ku një dalje nga Bashkimi Evropian bëhet një mundëis e vërtetë’.
Megjithëse Hungaria është një përfituese neto e ndihmës së BE-së, pjesa më e madhe e kësaj ndihme ka mbetur e ngrirë për disa vite, me zyrtarët në Bruksel që përmendin politikat e vijës së ashpër të kryeministrit Viktor Orban kundër emigracionit dhe goditjen e supozuar të pavarësisë së gjyqësorit dhe lirive të medias si arsye për ndalimin.
Mosmarrëveshjet e Orbanit me BE-në shkojnë përtej fushës së gjeopolitikës. Duke folur në një ngjarje rinore në Rumani të shtunën, ai deklaroi se blloku ‘kundërshton trashëgiminë e krishterë, po zëvendëson popullsinë e tij nëpërmjet emigrimit dhe po bën një ofensivë LGBTQ’ kundër shoqërive konservatore.
Megjithë qëndrimet e tij të rregullta kundër Brukselit, Orban e ka hedhur poshtë vazhdimisht idenë e largimit nga BE.
Sondazhet e bëra që nga referendumi i Brexit i 2016-ës kanë gjetur vazhdimisht mbështetje të lartë publike për të qëndruar në bllok, megjithëse një studim i fundit i Eurobarometrit regjistroi një rënie prej 12 pikësh në ata me një ‘pamje pozitive’ të BE-së, me vetëm 39% që tani e shohin unionin në mënyrë të favorshme.