Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i Global Initiative : Aministia fiskale mund t’u sigurojë kriminelëve platformë për pastrimin e lekëve


Global Initiative ka publikuar raportin e fundit mbi qarkullimin e paligjshëm financiar në Evropën Juglindore dhe implikimin e saj në Shqipëri.

Raporti vëren se ‘paraja është ende mbret’ dhe se pozita gjeografike e rakonit lehtëson lëvizjen e rrjeteve kriminale. Sipas Global Initiative, rajoni ka qenë historikisht portë e trafikut të drogës e kontrabandës ndërsa investimet e Kinës kanë përshpejtuar lëvizjen e kapitalit.

Në raport vërehet se lëvizja e kapitalit të paligjshëm në Ballkan lehtësohet nga korrupsioni kronik, sundimi i dobët i ligjit, institucionet e komprometuara të drejtësisë e ndërhyrjete panevojshme politike.

Në raportin e Global Initiative nënvizohet se lufta në Ukrainë ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në sigurinë evropiane e kjo ka çuar në lulëzimin e veprimtarive të paligjshme.

Një pjesë e armëve që përdoren në luftën e Ukrainës e që kanë ardhur nga Ballkani perëndimor mund të përfundojnë në duart e grupeve kriminale a paraushtarake në Ballkan ose të shiten ilegalisht në tregun e zi.

Për Shqipërinë raporti vëren marrësit e pasaportës shqiptare. Numrin më  i lartë i tyre është nga Rusia me 110 shtetas, i pasuar nga Kina me 68 e SHBA-ja me 24.

Global Intiative cek anulimin e përkohhshëm të skemës së përfitimit të pasaportës shqiptare përmes parave, nën presionin e BE-së ndërsa shton se një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende me amnistinë fiskale.

Te kjo e fundit raporti ndalet më gjatë duke vërejtur shqetësimin e BE-së se ekziston rreziku i legalizimit të parave të paligjshme të ardhura nga veprimtaria kriminale sidomos nga trafiku i drogës.

Më pas lekët e tilla që futen në vend në forma nga më të ndryshmet mund të pastrohen në sektorin e ndërtimit.

*Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: PARAJA ËSHTË MBRET