Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqet një vatër zjarri në malin e Gjallicës në Kukës


Një vatër e madhe zjarri është ndezur në malin e Gjallicës në Kukës.

Zjarri ka rënë në lartësinë 2100 metra çka ka vështirësuar ndërhyrjen nga forcat e zjarrfikëse. Momentalisht flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej gati 5 hektarësh me pisha të larta halore.

Vatra e zjarrit ndodhet në një terren të thepisur malorë e është e pa mundur ndërhyrja me automjete.