Pas deklaratës së bërë paraditen e sotme nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, teksa tha se Komisioni i etikës nuk ekziston, ka reaguar kryetarja Flutura Açka.
Nëpërmjet një postimi Açka shprehet se e ka tërhequr dorëheqjen e saj me besimin që ka ardhur koha që PD të dalë nga agonia.
Açka shkruan se sot është në cilësinë që i kanë dhënë demokratët si kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.
“Unë u dorëhoqa nga dorëheqja se besova te miku im, Gazmend Bardhi. Kjo ftesë që kam marrë nga z. Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së e shpjegon kthimin tim. Besova se ishte çasti që PD të dilte nga agonia, dhe ftesa e tij kishte shumë kuptim për mua.
Ndaj u ktheva, dhe jam sot në cilësinë që më kanë dhënë demokratët, dhe asnjë emër i përveçëm: Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës së Partisë Demokratike”, shkruan Açka.