Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i është përgjigjur pretendimeve të Kryesisë.
Bardhi shprehet se vula është në zyrën e tij sepse administrohet nga Sekretari i Përgjithshëm.
“Unë e kam vulën aty ku e kam në të njëjtin vend ku ishte prej një viti e gjysmë. S’la zyrë protokolli tani PD. Ka vetëm 2 zyra, një për Sekretarin e Përgjithshëm një për kreun e komanduar të partisë. Vula administrohet nga Sekretari, se kam marrë në xhep, as në shtëpi. Se gjejnë dot se s’kanë rol apo përgjegjësi për vulën. Si ndihmoj dot ata që kanë humbur vulën. Disa duan të shpallen vulëhumbur….”- tha Bardhi.
Më tej Bardhi thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon pozicionimit të tij në raport me Sali Berishën.
Bardhi thotë se kur ai ka bërë betejë me Sali Berishën, disa zgjodhën të rrinin në shtëpi dhe kishin frikë edhe emrin t’ia përmendnin ish-kryeministrit, madje sipas tij as sot nuk ja zënë emrin me gojë.
“Identik me atë që kam shprehur nga nëntori deri në këtë moment. Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi. Ka një ndryshim strategjie për të mos harxhuar energjinë në betejën brenda PD por tek beteja me kundërshtarin tonë të vetëm politik, Edi Rama. Disa kanë zgjedhur të rrinë në shtëpi dhe të mos bëjnë betejë me Ramën, por të merren me Berishën. Duan ta bëjnë, janë të lirë. As nuk i kritikoj, të bëjnë ca mendojnë se është e drejtë. Kur unë kam bërë betejë me Berishën, disa u mbyllën në shtëpi dhe kishin frikë t’ia përmendin emrin Berishës. Disa u fshehën dhe as sot nuk ja zënë dot emrin me gojë Berishës”, tha Bardhi.