Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi masakron Bashën – Të gjitha akuzat e Sekretarit të Përgjithshëm


Gazment Bardhi është shfaqur i vendosur në betejën me Lulzim Bashën, duke u shprehur se do të zbatojë statutin e partisë dhe nuk do të tërhiqet nga mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Ai tha se Lulzim Basha po sillet si ish-kryeministri Sali Berisha një vit më parë.

Bardhi tha se në takimin “online” të Këshillit Kombëtar të PD-së së vulës të thirrur nga ai, mund të jetë i pranishëm kushdo nga anëtarët e PD-së që ka dëshirë.

Ai theksoi se PD-ja ka zhvilluar disa mbledhje “online” siç ishte mbledhja për zgjedhjet e 25 prillit.

Secili nga kolegët është i lirë të marrë apo jo pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 19:00.

PD-ja nuk ka lindur sot, por ka zhvilluar disa mbledhje ‘online’ dhe një nga mbledhjet më të rëndësishme ka qenë mbledhje për zgjedhjet e 25 Prillit.”-deklaroi Bardhi.

Bardhi tha se ka nënkuptuar se ndërsa ai bënte betejë me Sali Berishën, Basha ishte i mbyllur në shtëpi nga frika e tij dhe nuk i zinte dot me gojë emrin.

Kur unë kam bërë betejë me Berishën disa u mbyllën në shtëpi nga frika. Edhe sot e kësaj dite nuk i zënë dot me gojë emrin dhe jo më të bëjnë betejë.” – deklaroi Bardhi.

Bardhi, ka treguar se Lulzim Basha ka mbështetur kandidatët e Sali Berishës dhe Ilir Metës në zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se, Basha ka mbështetur 3 kandidatë të koalicionit Berisha-Meta.Për këtë Bardhi tha se ka mesazhe dhe nëse nuk e pranon mund t’i bëjë publike.

“Basha mbështeti kandidatët e Metës dhe Berishës. Unë nuk bëj manovra. Nuk caktoj unë kush janë anëtarët e Këshillit Kombëtar. Basha ka mbështetur 3 kandidatët e Berishës dhe Metës.

Cili kandidat ka mbështetur zoti Basha në Vaun e Dejës, duhet tua thotë qytetarëve. Nëse nuk e bën do ta nxjerr unë. Do bëj publike mesazhet, në Vaun e Dejës kë ka mbështetur, po në Rrogozhinë kë ka mbështetur”, tha Bardhi.

Më tej Gazment Bardhi, tha se njerëzit e Lulzim Bashës kanë mbështetur Erion Veliajn në fushatën e zgjedhjeve të 14 majit, duke u shprehur se ata që kanë mbështetur kandidatët e Berishës gjatë fushatës së 14 majit, janë nxjerrë nga lista, por ata që mbështetën Erion Veliajn kanë qenë në lista.

Ai nënvizoi se kjo kryesi me dy standarde e neverit.

“Bëjnë fushatë për Veliajn dhe futen si anëtarë, bëjnë fushatë të Igli Carës, i nxjerrin jashtë partisë. S’kam asgjë me kolegun që e ka thënë ‘mbështesni’ Erion Veliajn, e kam me dy standardet që kolegët kanë për të futur anëtarë në lista. Unë këto standarde i neveris.”- thotë Bardhi.

Përsa i përket mbledhjes së Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës që pritet të zhvillohet ditën e sotme rreth orës 19:00 për të shqyrtuar kërkesën e Kryesisë së Partisë Demokratike të vulës, e cila kërkon shfuqizimin e vendimit të Gazment Bardhit, për një takim “online” të Këshillit Kombëtar të PD-së, Bardhi, se nuk do të jetë i pranishëm.

Ai theksoi se nuk e ka për detyrë të përgjigjet para asnjë komisioni përveçse para Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ky komision pritet të hetojë veprimet e Bardhit, që sipas grupimit të Lulzim Bashës janë në shkelje të statutit. Kryetarja e Komisionit, Flutura Açka, i ka dërguar një e-mail sekretarit të Përgjithshëm, Bardhit dhe i kërkon atij që të jetë i pranishëm në seancë.

“Sot kam marrë një shkresë nga një kolege që ka dhënë dorëheqjen.

Açka e ka dhënë dorëheqjen në 2022. Vendi i zonjës Açka nuk është konsideruar si vakant. Nuk ka një deklaratë që jep dorëheqje nga doreheqja”,- tha Bardhi.