Vendosni fjalën kyçe....

Del autopsia për vdekjen e muxhahedinit ditën që policia zbarkoi në MEK


Ka dalë autopsia e Muxhahedini që vdiq në kampin e MEK gjatë kontrolleve që ushtroi policia.

Insituti i Mjekësisë Ligjore pas autopsisë, ka dalë në përfundimin se 78-vjeçarit Ali Mostashari ka pësuar arrest kardiak.

“Ndryshimet organore janë pasojë e sëmundjeve nga të cilat ka vuajtur viktima. Shkaku i vdekjes së shtetasit Ali Mostashari ka qenë koronaroskleroza e avancuar me mekanizmin e infarktit të freskët të muskulit të zemrës.”

Në raportin mjeko-ligjor thuhet se nuk ka shenja dhune, por disa shenja të konstatuara në trupin e viktimës sipas Insitutit të Mjekësisë Ligjore, janë shkaktuar gjatë rrëzimit në momentin e fundit të jetës.

“Dermishtjet e vërejtura në kokë, hundë dhe gjymtyrët e poshtme si edhe ekimozat e vërejtura në anën e djathtë të fytyrës me mundësinë më të madhe duhet të jenë shkaktuar si pasojë e rrëzimit në momentet e fundit të jetës.”

Më 20 qershor 2023, me urdhër të SPAK, policia ushtroi kontroll brenda kampit në Manzë, por hasi në rezistencë dhe përballje nga anëtarë e MEK ku u gjetën pajisje të shumta kompjuterike të cilat u sekuestruan, si dhe dokumentacion shkresor. Nga rezistenca u plagosën 15 policë disa pjesëtarë të kampit ndërsa 78-vjeçari Ali Mostashari humbi jetën. Muxhahedinët thonë se vdekja e tij ka ardhur nga policia, ndërkohë policia vetë policia ka mohuar se ka ushtruar dhunë. Madje edhe ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi garantoi se policia nuk kishte prekur me dorë asnjë prej anëtarëve të MEK.