Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në det në zonën e portit. Trupi i 71-vjeçares me iniciale M.M. është pikasur rreth orës 19:00.
Sipas policisë dyshohet se gruaja është vetëmbytur. Gruaja në fjalë ishte shpallur e humbur nga familjarët e saj pasi ishte larguar nga banesa që në mëngjes.
Viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi
“Rreth orës 19:00, në zonën e Portit, në ujë është konstatuar e pajetë shtetasja M.M, 71 vjeçe, banuese në Vlorë. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa. Shtetasja M.M vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.”