Vendosni fjalën kyçe....

Ivanka Trump e bashkëshorti Kushner vizitojnë muzeun ‘Shtëpia me Gjethe’, i shoqërojnë Rama e Grenell


E bija e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka e bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë vizituar Muzeun e Përgjimeve ‘Shtëpia me Gjethe’.

Dyshja shoqërohej në këtë vizitë nga kryeministri Rama e ish-ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell.

Në postimin e tij, faqja e muzeut shfaq edhe mesazhet e lëna nga Trump e Kushner.

“Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”. Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve: “Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”. Ndërsa Ivanka Trump u shpreh: “Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria.” – thuhet në mesazhin e muzeut.