Damian Gjiknuri është larguar si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së.
Vendin e tij e ka marrë Blendi Klosi. Emërimi i këtij të fundit është i përkohshëm deri në muajin shtator.
Tjetër lëvizje që u mor sot në mbledhjen e Asamblenë e PS-së është emërimi i Bledi Çuçit si kreu i grupit parlamentar të PS-së në vend të Taulant Ballës.
Ky i fundit zëvendësoi Çuçin në krye të Ministrisë së Brendshme pak javë më parë.