Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i mbrojtjes së Ukrainës thotë se sulmet ndaj Krimesë s’do ndalen


Ministri ukrainas i Mbrojtjes Aleksey Reznikov është zotuar të vazhdojë të sulmojë objektivat ruse në Krime, duke përfshirë urën e Krimesë, duke thënë se sulmet do zvogëlojnë aftësinë e Moskës për të luftuar kundër forcave të Kievit.

Reznikov i bëri komentet e tij në një intervistë për CNN, duke argumentuar se sulmi i urës dhe objektivave të tjerë në Krime do ndihmonte në shpëtimin e jetëve të ukrainasve.

“Është një taktikë normale për të prishur linjat logjistike të armikut duke ndaluar aftësinë e tij për të marrë më shumë municion, për të marrë më shumë karburant, për të marrë më shumë ushqim.” – tha ai. “Kjo është arsyeja pse ne do t’i përdorim këto taktika kundër tyre.”

Operativët ukrainas kanë shënjestruar vazhdimisht urën e Krimesë të Rusisë, e cila lidh Krimenë me Gadishullin Taman në Rajonin Krasnodar.

Forcat ruse u përgjigjën duke nisur sulme ajrore kundër objektivave ushtarake në Odessa, duke përfshirë portin e Detit të Zi të qytetit.