Vendosni fjalën kyçe....

Republikanët e Kongresit ‘kërcënojnë’ Zuckerberg


Republikanët e Kongresit synojnë të mbajnë bashkëthemeluesin e Facebook Mark Zuckerberg në shpërfillje të Kongresit nëse kompania e tij nuk arrin të sigurojë dokumentet që ata kishin thirrur më parë, të cilat japin hollësi mbi direktivat e supozuara të censurës të qeverisë federale për platformën më të madhe të mediave sociale në botë.

Një votim për ta përbuzur Zuckerberg do mbahet të enjten, nëse kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms, nuk i kthen komunikimet që tregojnë se si u bë presion nga agjencitë qeveritare për të mohuar të drejtat e fjalës së lirë të shumë amerikanëve.

Në diskutim janë përpjekjet e supozuara të administratës së presidentit Joe Biden për të kontrolluar bisedat në mediat sociale duke ushtruar presion mbi platformat kryesore për të censuruar përmbajtjen e konsideruar të ndjeshme nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërsa vetë platformat mund të zgjedhin ligjërisht se si të kufizojnë përmbajtjen e tyre, ndërhyrja e qeverisë për të ndikuar në ato vendime mund të cenojë të drejtat e fjalës së lirë. Jordan pretendoi se komiteti i tij ka parë prova të mjaftueshme për të besuar se Facebook u përball me presione censurimi të ngjashme me ato të zbuluara më herët nga themeluesi i Twitter, Elon Musk.

Jordan gjithashtu vuri në dukje një vendim gjykate në fillim të këtij muaji, në të cilin një gjykatës federal zbuloi se administrata e Biden ishte përpjekur të ‘menaxhonte debatin në internet’, duke marrë ‘një rol të ngjashëm me një Ministri Orwelliane të së Vërtetës’.

Zëdhënësi i Meta, Andy Stone, pohoi se kompania ka respektuar thirrjen e komitetit të Kongresit, duke ofruar më shumë se 50,000 faqe dokumente që nga shkurti.