Kryeministri Rama e ministrja e Financave Ibrahimaj kanë hedhur poshtë shkarkimin e kësaj të fundit.
I pyetur nga gazetarët, Rama ka thënë prerazi ‘jo’.
Ndërsa Ibrahimaj e pyetur nga gazetarët tha se bëhet fjalë për thashetheme vere dhe se as është shkarkuar as është dorëhequr.
“Nuk jam shkarkuar, s’kam dhënë dorëheqje, është koha e thashethemeve të verës. Nuk jam shkarkuar.” – tha ajo me buzëqeshje.
Më herët Top Channel raportoi se Rama kishte shkarkuar Ibrahimajn.