Gazment Bardhi i ka bërë thirrje SPAK që të mos ndalet në aksionin e nisur dhe të verifikojë lidhjet e favoret qeveritare të biznesmenit të arrestuar Pëllumb Gjoka me kryeministrin Edi Rama e Tom Doshin.
“Përshëndes aksionin e SPAK për arrestimin e një prej lidhjeve të konsoliduara me krimin e organizuar të Edi Ramës në Shkodër Pëllumb Gjokës. PD nxit SPAK të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë.” – tha Bardhi.
Gjatë operacionit përveç Gjokës janë ndalur edhe prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, Astmer Bilali e ish-polici Ardit Hasanbega.