14 shqiptarë janë në mesin e një grupi që akuzohet për mashtrimin e të paktën 140 shtetasve italianë përmes shitjeve online.
Sipas prokurorit të SPAK Ened Nakuçi, bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që është zbuluar në kuadër të një bashkëpunimi me autoritetet italiane.
Sipas prokurorisë, paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta.
“Lidhur me aksionin nga SPAK dhe asaj italiane, u nxorën 14 masa të reja sigurisë, që kanë të bëjnë me arrest-shtëpie për shtetasit shqiptar. Ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merreshin me shitjen online. Janë rreth 140 kallëzime nga personat e dëmtuar në Itali. Shuma e dëmit të kryer shkon në 4.7 mln euro. Verifikimet kanë nxjerrë skemën e mashtrimit, ku viktimat telefonoheshin dhe bindeshin për të investuar në shuma të vogla. Ka rezultuar s e mashtruesish ishin të zotë në përdorimin e teknikave bindëse. Për çdo transferim rezultante dhënia e sasive bitcoin, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Këta drejtues janë it dhe konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë të përfshirë. Paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta.” – tha Nakuçi.
Prokuroria e Pordenones në Itali ka lëshuar 14 masa sigurie, ka denoncuar 61 persona si dhe janë urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri. Banda përbëhe nga shtetas shqiptarë.
140 kallëzime janë bërë nga shtetas italianë ndërsa vlera e përfitimit përmes mashtrimit kap shifrën 4.7 milionë euro.
Gjatë 42,000 përgjimeve të kryera nga hetuesit italianë, rezultoi se paratë pastroheshin në vendet e BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën, Gjermaninë dhe ishin konvertuar në kriptovaluta.
Si funksiononte skema
“Operatorët merrnin një pagë mujore dhe merrnin bonus sa herë përmbyllnin investim të ndarë sipas grupeve. Në krye të secilit grup ishte drejtues që përveçse merrte % të investimit të realizuar dhe një bonus për mashtrimet e kryera nga operatorët e grupit. Çdo drejtues nga ana e tij i përgjigjej një administratori, supervizorit, që përveç pagesës mujore merrte më të lartë edhe përfitime të rëndësishme nga mashtrimet e realizuara nga të gjitha pjesëtarët e grupit. Ishin parashikuar dhe sanksione e dënime për ata që nuk përmbyllnin kontrata. Bëhej fjalë për një sistem që operatorët të mos kishin besim tek njëri tjeri por të ishin në garë kush të ishte më i zoti për të përmbyllur kontrata dhe sjellë përfitime në dëm të qytetarëve të pafajshëm. “Masat e sigurimit janë rezultat i analizave të të gjitha provave të marra nga përgjigjet itali e Shqipëri,vëzhgimet e verifikimet e bëra para dhe datës 25 tetor dhe me personat që kanë një rol deciziv. Janë drejtues taktik të call centerit, drejtues të grupeve të operatorëve dhe IT, e konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë.” – tha prokurori Nakuçi.