Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me 5 plumba 35-vjeçari shqiptar në Greqi


Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në Selanik të Greqisë.

Erald Jonuzi është qëlluar me 5 plumba para pallatit ku banonte. Jonuzi është akuzuar në vitin 2009 për kalim të paligjshëm kufiri e falsifikim dokumentesh.

Në vitin 2008 ai është thirrur si dëshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Çollakut, i cili u ekzekutua nga Mjallaq Pergjika.

Sipas mediave greke, vrasja e Jonuzit është bërë për larje hesapesh.