Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për sekuestrimin e dy vilaave në Hamallaj e Palasë.
Pronat në fjalë janë të bashkëjetueses së Ahmetajt Erjola Hoxha e ish-bashkëshortes Albina Mancka, përkatësisht. Ahmetaj nga ana e tij është në kërkim nga policia pasi ndaj tij ka një urdhërarrest nga prokuroria.
Ai është në arrati ndërsa avokatët e tij kanë deklaruar se ndodhet jashtë vendit për arsye familjare dhe se do kthehet në vend kur të ketë liri.
Ahmetaj nga ana e tij ka deklaruar nga jashtë vendit se do e zbulojë të vërtetën dalëngadalë.