Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni i policisë, merren në pyetje e u kontrollohen banesat Ilir e Safet Bajrit


Ilir dhe Safet Bajri janë marrë në pyetje lidhur me operacionin e SPAK. Po kështu gjatë operacionit janë kontrolluar edhe banesat e tyre.

Pas marrjes në pyetje Ilir e Safet Bajri janë lënë të lirë ndërsa Behar Bajri është shpallur në kërkim.

Më herët gjatë operacionit u arrestua Astmer Bilali i cili dyshohet si i lidhur me ta. Gjatë operacionit masiv të policisë janë vënë në pranga biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-kreu i Operacionale Oltion Bistri e ish-polici Ardit Hasanbega.