Vendosni fjalën kyçe....

“Pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit janë shuar” – Peleshi


Ministri i Mbrojtjes Peleshi ka thënë sot se pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në vend është shuar.

Në shënimin e tij në rrjetet sociale ai shton se ka vetëm një vatër zjarri aktive në zonën e Fierit, Plyk- Kraps-Gjorkos që është riaktivizuar pas izolimit një ditë më parë.

Lidhur me djegien e mbeturinave në fushën e mbetjeve në Vlorë, ai shkruan se gjendja atje po mbikëqyret.

“Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit. Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave. Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij. Ka përmirësim të situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, por gjendja po mbahet nën monitorim.” – shkruan Peleshi.