Tirana është mundur 3-1 në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League nga gjigandët turq të Besiktas.
Besiktas realizoi dy herë në pjesën e parë me Bulut dhe Muleka, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës turqit ulën ritmin.
Nga kjo përfituan të besuarit e Orges Shehit të cilët shkurtuan diferencën në minutën e 83 nga Kaina. Mirëpo në vijim Besiktas u rizgjua dhe vulosi rezultatin me Kiliscoy në minutat shtesë, duke marrë një fitore që i jep shumë bonus për ndeshjen e kthimit.
Më 3 gusht Tirana do të presë Besiktas në Air Albania.