Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e kompanisë TIBO-s, pas një hetimi disa mujor ku është zbuluar një skemë mashtrimi prej 2.2 milionë eurosh, shkruan TCH.
Pas kërkesës së prokurorëve Ndini Tavani dhe Mirela Zavalani, deri në përfundim të hetimeve, gjykata vendosi sekuestro preventive të Tibo.al, Tibo Shpk dhe Megaëare.
Hetimi rezulton se ka nisur fillimisht nga Krimi Ekonomik Tiranë për t’u ndjekur më pas nga Prokuroria e kryeqytetit.