Vendosni fjalën kyçe....

Gjana thirrje demokratëve: Nesër votoni masivisht për kreun e ri të PD-së, Rithemelimi s’mund të marrë pjesë


Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD Jemin Gjana u ka bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së të lajmëruara për nesër.

Ai deklaroi se të gjithë demokratët që kanë dokumentin e anëtarësimit në PD e që nuk kanë punuar për partitë e tjera mund të votojnë.

Gjana tha gjithashtu se anëtarët e grupit të Rithemelimit nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjen për kreun e ri.

“Ftesa ime për të gjithë demokratët është ti bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD, të cilët me testen e PD nuk kanë punuar për partitë e tjera politike, pjesa e rithemelimit nuk mund të bëhet pjesë, gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar t’i bashkohet nesër procesit. Zhvillimet janë të forta, të bujshme, muajt e sotme janë të nxehtë, por muajt e vjeshtë s’do jenë akoma më të nxehtë. Duke e mbyllur këtë komunikim para hapjes së kutive të votimit, i ftoj të gjithë demokratët të bëhen pjesë e këtij votimi legjitim për garën për kreun e PD”, tha Gjana.

Ndërsa grupi i deputetëve që mbëështesin Bashën kanë thënë vazhdimisht se zgjedhjet janë legjitime, grupi i deputetëve që mbështesin Sekretarin e Përgjithshëm Bardhi i kanë quajtur zgjedhjet të paligjshme e antistatutore.