Partia Demokratike vijon ‘betejën’ mes vetes! Ndonëse një ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD-së i thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, anuloi zgjedhjet për kryetar që pritet të mbahen më 29 korrik, sot grupimi i mbështetësve të Lulzim Bashës, lajmëruan se nesër do të zhvillohet procesi zgjedhor.
Sot zyra e shtypit të Partisë Demokratike, ka u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve që të marrin pjesë në votim për ringritjen e PD-së, ndërsa ka bërë publike edhe qendrat e votimit ku do të votojnë anëtarët.
‘Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00. Ju vendosni të ardhmen e PD dhe të ardhmen e Shqipërisë.’- thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit n PD.
Vendimet e Këshillit për anulimin e zgjedhjeve dhe pezullimin e funksionit të Kryesisë, e fusin Partinë Demokratike në një tjetër ngërç, pasi dy grupet brenda PD zyrtare po vijojnë me veprime të njëanshme. Grupi i Bardhit po përpiqet të pengojë Bashën që të vendoset sërish në krye të partisë, ndërsa grupi i Bashës vijon me vendosmëri rrugën për rikthimin e tij në drejtimin e PD dhe të shtunën do të mbajnë procesin zgjedhor.