Një kodër me ullinj është përfshirë nga flakët në Lushnjë.
Flakët kanë nisur rreth orës 18:00 ndërsa për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikësja e ka pasur të pamundur të ndërhyjë.
Për shuarjën e flakëve kanë shkuar forcat zjarrfikësve, policia si dhe banorë e punonjës të bashkisë.
Sipërfaqja e djegur raportohet të jetë rreth 2 hektarë.