Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë gjahu në Tiranë, policia në kërkim të autorit të dyshuar


Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të një plagosjeje me armë gjahu të ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet.

Në kërkim policia ka shpallur shtetasin Dritan kulla 30-vjeç i cili dyshohet se ka plagosur shtetasin me iniciale G.N në zonën e Varrit të Bamit në kryeqytet.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit D. K., 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N.

Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”-njofton policia.