Ministria e Industrisw ka hedhur poshtw ankeswn e ‘Klan Kosova’ pwr shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat. Sipas komisionit qw shqyrtoi ankeswn,
Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte ‘vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës’.
Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente, njoftoi ministria të premten.
Shoqata e Gazetarwve tw Kosovws (AKG) është shprehur e ‘alarmuar’ me vendimin e Komisionit të Ankesave për të refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova, duke e cilësuar atë si të ‘motivuar politikisht’ nga qeveria Kurti.
“AGK-ja beson se ky proces që nga fillimi ka qenë i motivuar politikisht nga partia në pushtet dhe Qeveria e Kryeministrit Kurti, në përpjekje për të mbyllur televizionin më të madh privat në vend. Vendimi i sotëm i ministrisë së udhëhequr nga ministrja Hajdari konfirmon luftën e hapur dhe të paprecedent të kësaj qeverie, kundër medieve, si paralajmërim që edhe të tjera medie do të jenë cak i sulmeve”, thuhet në një reagim të shoqatws.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe sekretar i përgjithshëm i Federatës së Gazetarëve Evropianë (FGE), Ricardo Gutierrez, i cili shkroi në Twitter se Kosovën e kanë mbuluar ‘ditë të zeza të censurës shtetërore’, dhe se Qeveria më në fund ‘korri sukses në mbylljen’ e Klan Kosovës.
“Qeveria e Albin Kurtit po e zhyt vendin në liberalizmin më konservator, duke i përbuzur plotësisht vlerat e BE-së”, shkroi Gutierrez.
Më 14 qershor Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova.
Kallëzimi penal ndaj ndaj shoqërisë tregtare Klan Kosova u ngrit me ‘pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia’.
Në njoftimin e MINT-it të premten pasdite, thuhet: “Vetë fakti që përfaqësuesit e Klan Kosovës sh.p.k., pas kaq shumë vitesh, kanë nisur hapa për korrigjim, vërteton se biznesi në fjalë e kishte kryer shkeljen e konstatuar nga ARBK-ja dhe se vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ishte marrë me të drejtë.”
Televizioni kombëtar privat, Klan Kosova, ka nisur transmetimin më 17 shkurt të vitit 2009.
Më 21 qershor, ARBK-ja e kishte shfuqizuar përkohësisht vendimin e 14 qershorit për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit privat, para se ta kthente në fuqi atë menjëherë më 22 qershor.
Juristja e së drejtës së medias në Prishtinë, Flutura Kusari, kishte thënë në atë kohë se vendimi ishte politik, dhe si i tillë duhet të kundërshtohet fuqishëm.
“Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë luftën speciale në përpjekje të dështuar dhe të turpshme për mbylljen e televizionit nacional Klan Kosova”, kishte thënë Kusari.
Ky vendim ishte kundërshtuar edhe nga ambasadorët e huaj në Kosovë.
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, kishte thënë se po e ndiqte nga afër rastin e Klan Kosovës dhe se vendimi për licencën e tij të biznesit ishte ende objekt ankimimi.
“Po e vërej shqetësimin e përhapur në shoqërinë civile dhe u bëj thirrje institucioneve relevante që të mendojnë me shumë kujdes për çfarëdo mase të mëtejshme si pasojë e kësaj, dhe të marrin parasysh implikimet më të gjera për lirinë e medias në Kosovë”, kishte shkruar Abbott në Twitter.
Në atë kohë, vendimin e Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Ambasada e Italisë përmes një postimi në Twitter e quajti “të papritur”.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e REL