Platforma ‘Tibo’ ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga ‘Top Channel’ se është nën hetim nga prokuroria për skemë mashtrimi dhe se është vënë nën sekuestro preventive nga gjykata.
Në një deklaratë zyrtare ‘Tibo’ bën me dije se lajmi është i pavërtetë e keqdashës ndërsa e etiketon ‘Top Channel’ si mashtrues.
Po kështu në reagim ‘Tibo’ thotë se pret përgënjeshtrim të menjëhershëm nga televizioni Top Channel dhe platformat e tij për të mos bërë më shumë dëm.
Në fund të deklaratës thuheet se do nisin procedurat ligjore për vënien në vend të dëmit të krijuar ndaj kompanisë ‘Tibo’ në mënyrë të padrejtë e keqdashëse.
Deklarata e plotë
Në vijim të publikimit në kanalin televiziv “Top News”, në Internet dhe në platformat e tjera të lidhura me kompaninë “Top Media” të lajmit të pavërtetë se shoqëria TIBO është nën hetim nga prokuroria për mashtrim dhe se është vendosur sekuestro preventive, kërkojmë heqjen e menjëhershme të tij dhe përgënjeshtrimin e këtij lajmi.
Lajmi është i pavërtetë dhe keqdashës. Shpresojmë që të përgenjeshtrohet menjëherë nga televizioni dhe platformat tuaja për mos të krijuar dëme të mëtejshme ndaj kompanisë tonë.
Departamenti ligjor pranë kompanisë tonë do fillojë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore për vendosjen në vend të dëmit të krijuar ndaj kompanisë tonë në mënyrë të padrejtë dhe me keqdashje ndaj individëve që kanë furnizuar në mediat tuaja këtë lajm.
Shpresojmë shumë në mos vijimin e metejshëm nga ana juaj me lajmë të pavërteta ndaj kompanisë tonë me që kanë si qëllim konkurrencën e pandershme në tregun ku kompanitë tona operojnë.”