Një tragjedi ka ndodhur në Lipjan të Kosovës, ku tre anëtarë të një familjeje janë vrarë me armë zjarri.
Sipas policisë trupat e tre personave janë gjetur të vdekur ndërsa pëër rastin në fjalë ka nisur menjëherë hetimi.
Dyshohet se Abedin Bekteshi ka qëlluar për vdekje djalin e bashkëshorten para se të vetëvritej.
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.” – thuhet në njoftimin e policisë.