Vendosni fjalën kyçe....

Aktori Genci Fuga i nënshtrohet operacionit të vështirë në tru, bashkëshortja kërkon mbështetje


Aktori Genci Fuga ka pësuar një godtije në tru dhe është futur në sallë operacioni për të bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Bashëshkortja e tij Eni Jani ka kërkuar mbështetjen e kolegëve të saj për shkak të shumës së lartë të operacionit në një spital privat ku po kryhet ndërhyrja.

Nuk qenka e lehtë por në këto momente e kam domosdoshmeri.

Genci po kalon një periudhe te vështirë. Ka pësuar nje goditje ne tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në spitalin amerikan. Do i lutesha të gjithë punonjësve të Rtsh nëse munden dhe kush mundet të ofrojë një kontribut prej 200 lekë të rinj për të patur mundësinë të kem shumën 19 mijë euro të operacionit.

Ndjesë dhe konsideratë”-shkruan Enerjeta Jani.