Vendosni fjalën kyçe....

Babë e bir rrahin dy përmbaruesit privatë në “Resort Ballkan Elbasan”


Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur këtë të premte në ambientet e hotel-resortit “Ballkan”. Dy përmbarues privatë Altin Latifi dhe Engjëll Muskaj janë rrahur brutalisht nga Misir Hoxha dhe Nelson Hoxha (babë e bir).

Resorti ku ndodhi ngjarja e rëndë është në pronësi të familjes Hoxha dhe ndodhet  në rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në Mirakë. Ishte Misir Hoxha, që fillimisht ka goditur pa mëshirë, dy përmbaruesit privat teksa po bëheshin gati të sekuestronin brenda ambienteve të resortit orenditë e tij. Më pas në ndihmë i ka ardhur djali, Nelson Hoxha.

Uniformat blu kanë pasi kanë mbërritur në vendngjarje ka ndërmarrë masa, duke ndaluar të gjithë të pranishmit e ngjarjes, ndëra Misir e Nelson Hoxha janë ngarkuar me veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”.

Si nisi konflikti?

Me një vendim gjykate të vitit 2014, Arben Isufi i shoqërisë “Arbeni-Al” shpk kishte fituar të drejta për pagimin e një borxhi rreth 100 mijë euro. Për pagimin e borxhit ngarkohej shoqëria “Resort Ballkan” shpk, pronare e resortit të familjes Hoxha. Mirëpo ata e kanë refuzuar kategorikisht një fakt të tillë, duke iu shmangur mbylljes së borxhit.

Procesi për ekzekutimin e borxhit kishte nisur 9 vite më parë nga përmbaruese Kozeta Caka, e cila e kishte pezulluar atë për shkak të disa vendimeve nga gjykatat. tashmë për ekzekutimin e borxhit janë pajtuar dy përmbaruesit Altin Latifi me Engjëll Muskaj që përfaqësojnë një shoqëri private “Enforcement Group” shpk me qendër në Fier. Mirëpo, ata janë kapur në befasi dhe nuk janë lejuar të përfundonin detyrën e caktuar.

Nga ana tjetër, noterja Teuta Hoxha, bashkëshorte e shtetasit Misir Hoxha e pyetur nga mediat për ngjarjen tha se “lajmi i dale në media është i njëanshem dhe nuk ështëne faqen zyrtare të policisë së shtetit”. Ajo shtoi se ka edhe denoncim nga pala tjetër dhe se rezervonte të drejtën të fliste më shumë “vetëm pasi të komunikonte me avokatin”.

VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e Newsbomb