Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes


Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Tepelena për riorganizim të procesit qeverisës.

Nëpërmjet një postimi, Bardhi deklaron se rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë dhe nga largimi i kreut të qeverisë, që siç e cilësoi ai më të korruptuarin në Evropë.

Sipas tij, makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët.

 

“Rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë, nga largimi i kreut të qeverisë më të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar në Europë, me vendosjen para drejtësisë të të korruptuarve.

Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët.

Sot Edi Rama është kreu i një grupi parlamentar që ka në përbërje të tij një të arratisur të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia.

Shqiptarët kërkojnë zgjidhje. E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar”, deklaron Bardhi.