Vendosni fjalën kyçe....

Fluks në hyrje dhe në dalje të kufirit në Qafë Thanë, vonesa dhe radhë të gjata


Radhë të gjata janë regjistruar këtë fundjavë në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë.

Vonesat e qytetarëve dhe radhët janë shkaktuar vetëm në doganën maqedonase, ku edhe bëhet kontrolli i mjeteve dhe identifikimi për të hyrë në shtetin fqinj.

Ndërkohë numri i hyrjeve dhe i daljeve në këtë pikë është i lartë. Aktualisht në hyrje të Maqedonisë së Veriut po punohet me 3 sportele.