Vendosni fjalën kyçe....

Gjergj Hani pas votimit: S’kisha mundësi të bëja fushatë në të gjithë vendin, e kam përcjellë mesazhin tek demokratët


Pas votimit në selinë blu, Gjergj Hani ka dhënë një prononcim për mediat.

Duke i ftuar të gjithë demokratët të votojnë, Hani tha se beson se procesi zgjedhor është i drejtë.

Nga ana tjetër, Hani thotë se nuk ka bërë fushata se nuk ka pasur mundësi por, thotë se mesazhi i tij është përçuar te demokratët.

Gjithashtu Hani mbledhjen e Këshillit Kombëtar të iniciuar nga Bardhi e cilësoi si të pavlerë.

“Së pari ju falënderoj për prezencën. I ftoj demokratët të votojnë masivisht sepse pasqyrohen zërat e tyre brenda partisë. Pjesëmarrja është vlerë e PD dhe demokracisë. Gjergj Hani i është përmbajtur vendimi të Kryesisë së Partisë, vendosi tonet për mënyrën sesi do zhvillohej fushat? Unë s’kisha mundësi të zhvilloja fushatën në të gjithë vendin. Unë kam shprehur mesazhin tim te demokratët.

Këshilli i thirrur nga Bardhi në Zoom s’ka asnjë vlerë, është antikueshtetues merret drejtësia me të. Të përpiqemi të ketë mbarëvajtja.”- tha Hani.