Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja gjendet e pajetë në gropën septike në Maliq, autor dyshohet burri


Një krim ka ndodhur në Maliq. 

Një grua është gjetur e pajetë në gropën septike pranë banesës së saj. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zëmblak.

Ndërkohë policia dyshon se autor i ngjarjes është bashkëshorti i saj.

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.