Vendosni fjalën kyçe....

Nga e hëna përgjysmohet flota e urbanëve në Tiranë


Flota e autobusëve urbanë nga dita e hënë do përgjysmohet në Tiranë.

Unioni i Transportit Publik nëpërmjet një komunikate ka bërë me dije njoftimin duke theksuar se shkak për vendimin për përgjysmim është bërë situata financiare ku ndodhet kompanitë që ofrojnë shërbimin e transportit publik në zonën e Tiranës.

Unioni shprehet se institucionet shtetërore nuk kanë arritur të adresojnë shqetësimet e tyre duke ia bërë të pamundur vijimin me kapacitet të plotë të ofrimit të shërbimit me urbanë për qytetarët e Tiranës.