Teksa sot pritet të jepet masa e sigurisë për personat e arrestuar, si pjesë e një grupi kriminal, në kuadër të një megaoperacioni të kryer nga Policia e Shtetit, ku SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste, seanca është ndërprerë.
Avokatët kanë kërkuar 2 orë kohë për të lexuar dosjen voluminoze prej 126 faqesh, ndërsa GJKKO ka pranuar kërkesën.