Vendosni fjalën kyçe....

Sot mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Lulzim Basha garon përballë Gjergj Hanit


Edhe pse Këshilli i anuloi, sot mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Demokratët do t’i drejtohen qendrave të votimit, sipas degëve të PD-së- duke nisur nga ora 8:00 deri në 19:00.

71 qendra votimit janë të hapura që prej orës 08:00 deri në 19:00, ndërsa anëtarët që do të votojnë duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë.

Në zgjedhjet e sotme nuk priten surpriza, pasi përballë Lulzim Bashës është kandidati Gjergji Hani.  Kandidati Gjergj Hani voton në orën 10.00 tek zyrat qendrore të PD, ndërsa Lulzim Basha në 11.00 pranë zyrave të degës 8 në Tiranë.

Një ditë më parë, Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë, duke theksuar se procesi është legjitim.

“Ftesa ime për të gjithë demokratët është ti bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD”, tha Gjana.

Mbajtja e këtyre zgjedhjeve ka sjellë një tjetër përplasje brenda Partisë Demokratike zyrtare, ndërsa procesi po kundërshtohet ashpër nga një pjesë e rëndësishme e partisë e kryesuar nga Bardhi, të cilët e konsiderojnë një proces antistatutor.

Një ditë më parë deputetët pro-Bardhi çuan në Gjykatë çështjen e PD-së, duke depozituar vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve, përfshirë kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës që vijon të jetë kryetar i PD në regjistrin e partive politike.

Në përpjekje për të ndaluar zgjedhjet, Bardhi thirrje një mbledhje online të Këshillit Kombëtar ku 245 anëtarë votuan pro anulimit të zgjedhjeve, si edhe pezulluan funksionimin e Kryesisë së PD. Por, Kryesia e PD thotë se kjo mbledhje është antistatutore.

Ramadan Likaj kërkuan anulimin e zgjedhjeve dhe kjo bëri që Bardhi të thërrasë Këshillin Kombëtar. Nga ana tjetër, Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës.