Në kuadër të operacionit antidrogë ”Territor i pastër”, janë zbuluar 773 bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella të malësisë së Krujës, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Nga kontrollet e ushtruara në kuadër të fazës së 33-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 773 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Policia nuk arriti të identifikojë të dyshuarit për kultivimin e drogës dhe i referoi materialet në prokurori pa autor.Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 896 bimë narkotike kanabis.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.