Përfaqësuesi ligjor e Zgjedhor në PD Indirit Sefa ka bërë me dije pjesëmarrjen deri në orën 14:00 në PD.
Ai tha se pjesëmarrja është brenda pritshmërive.
“Deri në orën 14:00 kanë qenë 11600 votues që përkon me 44% të anëtarëve të PD në atë moment. Procesi ka qenë normal, të rregullt e shumë të qytetëruar. U shprehim falënderimet.
Në bazë të vendimit të Kryesisë dhe të rregullores kemi përcaktuar edhe ata që se kanë emrin në listat e përgatitura. Këta anëtarë ja paraqisnin komisionin kartën e anëtarësisë dhe kalohet në një listë të posaçme.
Pjesëmarrja është brenda pritshmërive duke patur parasysh periudhën kur zhvillohen këto zgjedhje.”- tha Sefa.