Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i ish-shefit të Operacionale: Prokuroria kërkon të kthejë në prova letra pa kuptim


Avokati i ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri deklaroi në Euronews Albania se ndaj klientit të tij po bëhet një gjyq publik dhe duhen sqaruar të gjitha spekulimet që po hidhen pa baza.

Bledar Meminaj u shpreh se prokuroria po tenton të kthejë në prova disa letra që nuk kanë kuptim.

Opinioni publik duhet të sqarohet në lidhje me të gjitha spekulimet që janë hedhur në lidhje me klientin tim Oltion Bistri, përsa i përket lidhjeve që ai mund të kishte me Ervis Martinajn sepse është folur kohët e fundit dhe pa marrë asnjë situatë të vërtetë, gjithmonë është spekuluar në ngarkim të tij dhe gjyqi i këtij personi më përpara iu bë nga mediat, pastaj përpara gjykatës që është gjykuar vetëm dje.

Nuk është se flitet për ngjarje kriminale të cilat, akoma, në atë dosje nuk janë të sqaruara dhe nuk është problemi kryesor vetëm çfarë thuhet për ato ngjarje aty sepse normalisht ai është një problem, por problemi tjetër në këtë çështje është mënyra se si prokuroria po mundohet që të kthejë në prova disa letra të cilat nuk janë me origjinë të caktuar, nuk janë të kuptueshme mirë, përdoren pseudonime brenda, përdoren epitete të ndryshme dhe jashtë çdo lloj konturi ligjor që ne kemi në kodin e procedurës tonë penale po mundohen të implementojnë në prova,” – u shpreh Meminaj.