Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna në Hamallaj, arrestohet edhe një familjar i gardistit Martin Nikolli


Policia e Durrësit ka vënë në pranga edhe një familjar të gardistit Martin Nikolli.

Më herët ky i fundit u vu në pranga, ndërsa akuzohet se bashkë me familjarë të tij, kanë dhunuar anëtarë të një familjeje, fqinjë, pas një konflikti për motive pronësie, ku edhe qëlloi në ajër me armën e shërbimit.

 

 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve që po kryhen në lidhje me konfliktin e ndodhur paraditen e sotme, në Hamallaj, Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Po në vijim të veprimeve, nga AMP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 50 vjeç, banues në Tiranë (gardist).

Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e sotme, në Hamallaj, janë konfliktuar për motive pronësie,

duke përdorur mjete të forta, me shtetasit P. K., K. K. dhe S. K. (anëtarë të një familjeje).

Gjatë konfliktit shtetasi M. N. ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”,