Një konflikt ka ndodhur mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hidrovor të Hamallës.
Ditën e sotme Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi komshinj të tyre.
Ka qenë Pjetër Kaçi 80 vjeç kryefamiljar i familjes Kaçi, i cili po kalonte në rrugën e lagjes kur Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë rrugën duke i thënë pse na sheh dhe pas këtij debati e kanë goditur të moshuarin. Më pas, duke parë konfliktin janë afruar djemtë e të moshuarit dhe janë përfshirë në sherr me familjen Nikolla, anëtarët e së cilës kanë me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta. Ata i kanë goditur dhe dhunuar te gjithë anëtarët e kësaj familje madje Martin Nikolla ka nxjerrë pistoletën duke ja drejtuar familjes Kaçi e me të ka gjuajtur 5 here në drejtim te tyre.
Shkak i sherrit janë konflikte të vazhdueshme për rrugën e lagjes të cilën banoret e kanë shtruar para 10 vitesh me lekët e tyre e disa rrethime të komshinjve që familja Nikolla kërkon t’i heqë pavarësisht se kanë nga 30 vjet që janë.
Si pasoje e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njëri prej te cilëve ka mare fraktura në kokë ndërsa dy te tjerët janë në gjendje më të mirë.
Ndërkohë, janë shoqëruar nga Alfred, Petrit e Arben Nikolli, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes njëri prej vëllezërve Martin Nikolla.