Ngjarja në fshatin Zëmblak të Maliqit ka rënduar bilancin e humbjeve të jetës.
Autori i dyshuar i vrasjes së Luiza Mullallit është gjetur i vrarë pranë banesës së tij.
Policia dyshon se Gjergji Mullalli ka vrarë veten me armën e zjarrit që dyshohet se vrau dhe bashkëshorten e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur Luiza Mullalli u vra me armë zjarri nga një distancë e afërt, ndërsa njëri prej plumbave e ka prekur në pjesën e kraharorit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Gjatë kohëve të fundit çifti kanë pasur debate me njëri-tjetrin, ku viktima ishte e pajisur me urdhër mbrojtje dhe ishin në proces divorci.