Policia e Shtetit ka publikuar pamjet gjatë operacionit për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes të gruas në Zëmblak të Maliqit.
Policia pasi lokalizoi autorin e dyshuar në një shtëpi të pabanuar rrethoi zonën në mënyrë që të neutralizonte atë.
Gjergji Mullalli hapi zjarr ndaj uniformave blu dhe në pamundësi për tu larguar vrau veten.
“Pamje me dron gjatë operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij shtetases L. M, 46 vjeçe, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, Maliq.
Shtetasi Gj. M., 55 vjeç, pasi ka parë policinë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të Policisë.
55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t’u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten”-njofton policia.