Fabinho i është bashkuar edhe zyrtarisht klubit saudit, Al-Ittihad.
Klubi nga Arabia Saudite e prezantoi këtë të hënë mesfushorin brazilian.
Fabinho ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Al-Ittihad ka paguar 40 milionë funte për transferimin e tij nga Liverpooli.
29-vjeçari ishte pjesë e “Të Kuqve” nga viti 2018.
Si profesionist, ai ka qenë pjesë edhe e Monacos (Francë) dhe Rio Ave (Portugali).