Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së, Gjykata vendos kontrollin e banesës së Dritan Goxhajt


Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të UÇK-së.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se Dritan Goxhaj, u arrestua në kryeqytet, me qëllim ekstradimin.

Ndaj tij ishte caktuar masa “Arrest në burg”, ndërsa urdhër-arresti ishte lëshuar nga Gjykata Speciale.

Ndërkohë gjykata ka lejuar kontrollin fizik të banesës së tij.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.