Forcat e Armatosura të Ukrainës po përpiqen që të rimarrin kontrollin e qytetit të Bakhmut-it në lindje të vendit.
BBC ka intervistuar një ekip të snajperëve elitarë të quajtur “ Fantazmat e Bakhmutit”, të cilët ishin në front në krye të detyrës.
“Fantazma”, kështu është nofka e komandantit të ekipit të snajperëve, që na shoqëron në vendin që ai e quan “kufiri i ekzistencës”, është baza e tyre në periferi të qytetit. “Nofka ime është Fantazma” thotë ai. “Kur ne terrorizuam qytetin na quajtën fantazmat e Bakhmut-it”
Baza e tyre është brenda rrezes së artilerisë ruse. Komandantit “Fantazmës” nuk i bën aspak përshtypje kur një copë predhe bie pranë tij. “Artileria gjithmonë i tremb njerëzit, ju mund të fshiheni nga artileria, por kurrë nga një snajper”,-thotë ai
“Fantazmat” janë një ekip prej 20 ushtarësh ukrainas, të cilët kanë luftuar në çdo cep të Bakhmut-it përgjatë gjashtë muajve të fundit. Objektivat e tyre gjithmonë kanë profil të lartë.
Pyeta “Fantazmën” se sa rus kishte ekzekutuar. Ai më tha se “është një numër i konfirmuar: 524. Shtatëdhjetë e gjashtë rus i kam vrarë vetëm unë”,-thotë komandanti. Ekipi ukrainas elektronikisht regjistron çdo rus të vrarë nga arma e tyre personale.
Por jo të gjithë i mbajnë mend viktimat e as numërimin. Kuzia është në krye të detyrës por thotë se “Asgjë nuk është për t’u mburrur. Nuk po vrasim njerëz, ne po shkatërrojmë armikun”, thotë ai.
Kuzia përpara se të fillonte lufta punonte në një fabrikë. Thotë se nuk i ka pëlqyer kurrë armët por u detyrua t’i rrokte pa hezitim kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar. Kuzia bën një kontroll të fundit të të snajperit tip “Barrett” të prodhuar në SHBA: “Çdo mision është i rrezikshëm, kur bëjmë një gabim, armiku mund të na godasë, sigurisht që kam frikë – vetëm një budalla nuk do të kishte.”, thotë ai.
Në misionin e kësaj natë ai do të shoqërohet nga Taras. Ndërsa Kusch është shoferi, i cili do t’i sjellë ata sa më afër që të jetë e mundur në vijën e parë të frontit.
Nga atje skuadra me dy ushtarë ukrainas do të duhet të marshojë rreth 2 kilometra për të arritur objektivin.
“Fantazma” do të qëndrojë në bazë, së bashku me një snajperist të ri të quajtur Brit. Anëtari më i ri i ekipit e mori nofkën pas stërvitjes bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ende nuk ka kryer vrasjen e tij të parë të konfirmuar.
Komandanti “Fantazma” thotë se ai ka zgjedhur çdo anëtar të ekipit bazuar tek “humanizmi dhe patriotizmi” dhe jo nga përvoja dhe aftësitë e tyre ushtarake në fushëbetejë.
E teksa muzgu nis të bjerë, ekipi i snajperëve ngjitet në blindat e tyre “Humvee”. Gazetari i BBC-së, korespondent i luftës, Jonathan Beale dhe operatori Moose Campbell i shoqërojmë deri në pikën e ku do të kryejnë misionin e radhës.
Shoferi i blindës i thotë ekipit të gazetarëve të BBC se gjatë kohës kur do të jenë në udhëtim janë në shenjestër të artilerisë ruse.
Ndërsa shoferi ndez motorin e mjetit, gjithë ekipi bën shenjën e kryqit. Kusch vendos muzikë në telefonin e tij. Thotë se kënga e reperit ukrainas i sjell në humor. Në të njëjtën kohë ato “maskojnë” zhurmën që shkaktohet nga artileria.
Është pak e vështirë të dëgjosh shpërthimet pranë për shkak të zhurmës që bën blinda tip “Humvee”, të cilën Kusch e drejton me shpejtësi skëterrë. Herë pas herë tregon me gisht qiellin “ Ja vjen” dhe aty pranë dëgjohen shpërthime.
Ekipi i gazetarëve të BBC kalojnë automjetet të blinduara ukrainase të shkatërruara që nuk ishin aq me fat. Shoferi Kusch tregon fushat e minuara në të dyja. Mjeti i blinduar ndalet pranë një godine të rrënuar. Dy snajperistët dalin nga makina dhe zhduken në pyll. Shoferi u thotë “Zoti qoftë me ju!” përpara se të zbresin me shpejtësi.
Me tu kthyer në bazë snajperistët mbajnë me ankth pranë radiot e tyre për lajme nga shokët në mision.
Komandanti ‘Fantazma” flet në telefon me vajzën 7 vjeçare e cila i thotë se e do. Ai e ka mësuar vajzën si të montojë me duart e saj një armë.
Shtatë orë më vonë, ekipi i snajperëve që ishin me mision kthehet brenda në blindën Humvee. Kuzia thotë :Një gjuajtje, një objektiv. Më vonë tregojnë videon e xhiruar nga aksioni. Thonë se një një mitraloz rus që kishte qëlluar mbi trupat ukrainase pranë vijës së frontit. Ekipi do të pushojë deri në misionin e natës që vjen. Kuzia thotë: “Jam i lumtur që u ktheva dhe që të gjithë janë gjallë”. Gjatë gjashtë muajve të fundit disa anëtarë të ekipit janë plagosur, duke përfshirë komandantin “Fantazmën”. Por asnjëri prej tyre nuk është vrarë.
“Fantazma” thotë se “çdo udhëtim mund të jetë i fundit dhe se po bëjnë një një vepër fisnike”. Një ekip i vogël snajperësh nuk do ta fitojë këtë luftë, madje as do të marrë Bakhmutin. Por ata besojnë se po rendin drejt fitores. Shoferi Kusch thotë se ajo që bëjnë ka efekt psikologjik tek armiku i tyre, vrasja e një ushtari rus në një kohë nga një vend që nuk mund të shihet me një zhurmë që nuk mund të dëgjohet.